Të paktën 14,000 njerëz që janë evakuuar për shkak të aktivitetit të vullkanit Mayon në Filipinet qendrore mund të jenë jashtë shtëpive të tyre për muaj të tërë, paralajmëruan autoritetet sot.
Lava e ndezur u pa duke rrjedhur ngadalë nga krateri i vullkanit Mayon 2,462 metra i lartë, aktiviteti i të cilit u shpall në gatishmëri të lartë javën e kaluar pas lëkundjeve sizmike dhe qindra rënieve të shkëmbinjve, raporton Reuters.
“Bazuar në përvojat tona të mëparshme, ky aktivitet vullkanik mund të zgjasë për disa muaj”, tha Teresito Bacolcol, drejtor i Institutit Filipine të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, duke vënë në dukje se banorët që jetojnë brenda 6 km nga vullkani duhet të qëndrojnë në qendrat e evakuimit, përcjell Fol Drejt.