Njëzet e dy ushtarë amerikanë u plagosën në një “aksident” me helikopter në verilindje të Sirisë, njoftoi ushtria amerikane, raporton Reuters.
Deklarata e lëshuar mbrëmë vonë nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet e incidentit dhe ashpërsinë e lëndimeve të ushtarëve, raporton Reuters.
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane tha se 10 anëtarë të forcave të armatosura u evakuuan në objektet e nivelit më të lartë jashtë rajonit pas aksidentit të së dielës, transmeton Fol Drejt.