Ka filluar seanca e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmitarja e parë e kësaj gjykate është grua, por që nuk dihet asnjë informacion për të pasi është shfaqur nën masa të rrepta mbrojtëse. Asaj i është fshehur identiteti dhe i është ndryshuar zëri, transmeton Fol Drejt.