Qindra njerëz u evakuuan për shkak të një zjarri të madh që përfshiu sot pjesë të qytetit bregdetar të Koresë së Jugut, Gangneung, në lindje të vendit.
Të paktën 44 shtëpi u shkatërruan nga zjarri dhe më shumë se 300 njerëz u evakuuan, tha Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë e Koresë së Jugut.
Në vendngjarje ndodhen më shumë se 300 makina zjarrfikëse dhe 700 zjarrfikës të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë, raporton AP, transmeton Fol Drejt.