Presidenti brazilian Lula da Silva tha se do të ftojë presidentin kinez Xi Jinping për të vizituar Brazilin.
Lula tha në një intervistë për shtëpinë mediatike braziliane EBC se dëshiron të “konsolidojë” marrëdhëniet me Kinën, raporton Reuters.
“Unë do ta ftoj Xi Jinping të vizitojë Brazilin, për t’i treguar atij vendin dhe projektet tona,” tha Lula, i cili dëshiron që Kina të investojë në Brazil dhe të krijojë vende të reja pune në vend, transmeton Fol Drejt.