Ministri britanik i Shëndetësisë, Steve Barkley, njoftoi se greva katërditore e mjekëve rezidentë, e cila filloi sot, përbën rrezik për sigurinë e pacientëve.
Në deklaratë shtohet se kjo grevë ka qenë e planifikuar për të shkaktuar sa më shumë përçarje në punën e institucioneve shëndetësore pas festave të Pashkëve, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Për shkak të grevës do të shtyhen një numër i madh i operacioneve dhe ekzaminimeve mjekësore./FolDrejt/