Finlanda do t’i sigurojë Ukrainës një tjetër paketë ndihme ushtarake me vlerë rreth 105 milionë euro (114 milionë dollarë), njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Finlandës.
Paketa përfshin, ndër të tjera, armë dhe municione kundërajrore, thuhet në deklaratë, pa zbuluar më shumë detaje rreth përmbajtjes dhe dorëzimit të pakos për arsye sigurie.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën së bashku me aleatët tanë. Rezultati i luftës do të përcaktojë rendin e sigurisë së Evropës dhe Finlandës për dekada, prandaj mbështetja e Ukrainës është një pjesë thelbësore e sigurisë së Finlandës,” tha ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Hakanen sipas Kiev Independent./FolDrejt/