Komisioni Evropian prezantoi sot raportin vjetor për parashikimin strategjik, i cili vendos fokusin për vitet e ardhshme.
Dokumenti prej 21 faqesh ilustron pikëpamjet e BE-së se ku po shkon bota dhe është një udhëzues i përafërt për të kuptuar ideologjinë e Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, e cila ende nuk ka treguar nëse ka ndërmend të qëndrojë në post për pesë vitet e ardhshme, raporton Politico.
“Koha kur demokracia liberale ishte një model i zgjedhjes së qartë ka mbaruar,” tha nënkryetari i Komisionit Maros Shefçoviç në një konferencë shtypi duke paraqitur raportin. Siç thuhet në dokument, bota po ndahet gjithnjë e më shumë mes Perëndimit dhe Kinës dhe Evropa nuk mund të jetë kalimtare./FolDrejt/