Klubi brazilian Flamengo befasisht është shfaqur si një pretendent për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi portugez pati një përfundim të keq me ish-klubin e tij pasi klubi anglez i ndërpreu kontratën.
Që kur Ronaldo është bërë lojtar i lirë, shumë klube kanë kërkuar të nënshkruajnë me të, me Flamengon që tashmë i bashkohet listës. Kampionët e Copa Libertadores 2022 nuk kanë vendosur ende një marrëveshje në tavolinë, por janë të përgatitur t’i ofrojnë atij një të tillë. /FolDrejt/