Nuk dihet ende nëse Xhaka do të luajë kundër Manchester Cityt, në një prej ndeshjeve me të rëndësishme të Premier Leagues në këtë sezon, kështë ka bërë të ditur trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
“Graniti ka qenë jashtë, shpresoj se ai do të jetë në gjendje të stërvitet sot. Ai është ende në dyshim”, tha trajneri i Arsenalit. Kujtojmë se futbollisti kosovar Granit Xhaka ka munguar edhe në ndeshjen e fundit për shkak të gripit, transmeton Fol Drejt.