Mund të thoni se njerëzit me pasuri të mëdha përdorin metoda speciale për të ruajtur shëndetin, produktivitetin dhe fokusin, por e vërteta është ndryshe. Elon Musk, njeriu që zë vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur, ka rregulla të veçanta që ai i përmbahet rreptësisht.
Musk ka zbuluar se”është e vështirë që të qëndrojë në formë sepse po plaket gjithnjë e më shumë”.“Për të qenë i sinqertë, më mirë do të ha ushqim të shijshëm dhe të jetoj një jetë më të shkurtër”, tha ai duke shtuar se është i vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së peshës, ndaj nuk e anashkalon kurrë mëngjesin.
Ai ha kryesisht omëletë, dhe i pëlqen skara. Preferon kuzhinën franceze dhe gjermane. Njeriu më i pasur fle çdo natë deri në gjashtë orë e gjysmë, që është pak më pak se rekomandimi i mjekut që duhet të flemë shtatë deri në nëntë orë. “Gjumi është i mrekullueshëm. Jam i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm./FolDrejt/