Rezultatet treguan se fjetja më shumë, redukton marrjen totale të kalorive të personave me një mesatare prej 270 në ditë dhe disa persona konsumojnë 500 kalori më pak.
Sipas një studimi të ri, të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e mirë për të shpëtuar nga pesha e tepërt.
Sipas lajmit të uebfaqes “Irish Examiner”, një ekip nga Universiteti i Chicagos ka zhvilluar një provë klinike me 80 të rritur për të studiuar marrëdhënien e gjumit me obezitetinm shkruan AA.
Studiuesit zbuluan se të shtosh një orë ose më shumë gjumë natën zvogëlon marrjen ditore të kalorive të personave me 270 kalori. Kjo mund të shkaktojë humbje prej rreth 12 kilogramësh peshë për tre vite vetëm duke fjetur më shumë.
Ata vunë në dukje se të rriturit e rinj me mbipeshë, të cilët flinin më pak se 6.5 orë natën, ishin në gjendje të shtonin 1.2 orë më shumë gjumë pasi morën këshillim për të përmirësuar zakonet e tyre të gjumit.
Rezultatet treguan se fjetja më shumë, redukton marrjen totale të kalorive të personave me një mesatare prej 270 në ditë dhe disa persona konsumojnë 500 kalori më pak, transmeton Fol Drejt.
Dr. Esra Tasali, nga qendra e gjumit e Universitetit të Chicagos tha se studimi nuk synon humbjen e peshës. “Por, edhe brenda vetëm dy javësh, ne kemi prova sasiore të një reduktimi të marrjes së kalorive dhe një bilanc negativ të energjisë. Zbuluam se marrja e kalorive është më pak se kaloritë e djegura”, tha ajo.
Në kuadër të studimit, 80 të rritur, ushqimi i të cilëve nuk ishte i kufizuar, flinin në shtretërit e tyre, gjumi i tyre ndiqej me pajisje të veshura dhe ndoqën një mënyrë jetese normale pa ndonjë dietë apo udhëzime për stërvitje.
Në fillim të studimit, Indeksi i masës trupore (BMI) i të rriturve të moshës 21 deri në 40-vjeç ishte mes 25 dhe 29.9, gjë që do të thoshte se janë më të peshuar.
Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Jama Internal Medicine”./FolDrejt/