Gjatë aksionit të sotëm të forcave izraelite të sigurisë në qytetin Neblus në Bregun Perëndimor të pushtuar, trupat izraelite vranë 10 palestinezë, duke përfshirë të paktën tre sulmues të armatosur dhe tre civilë dhe plagosën mbi 100, konfirmuan zyrtarët mjekësorë.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer operacionin në Nablus, duke thënë se anëtarët e forcave izraelite u detyruan t’i përgjigjen një sulmi të armatosur gjatë bastisjes dhe përpjekjes për të arrestuar ekstremistët të dyshuar për planifikimin e sulmeve, raporton Reuters.
Sipas deklaratës së ushtrisë, nuk ka pasur viktima në mesin e anëtarëve të forcave izraelite./FolDrejt/