Dy të rinj palestinezë janë vrarë pasi forcat izraelite bastisën qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, thanë zyrtarët.
Bastisja u zhvillua herët në mëngjes të së premtes, me disa vendas që e përshkruan atë si një “pushtim” dhe rezultoi në vdekjen e Hamza Maqbool dhe Khairi Shaheen, sipas korrespondentit të të Al Jazeera-s, Alan Fisher, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes.
Forcat izraelite bastisën qytetin në kërkim të dy burrave, njëri prej të cilëve u konfirmua se ishte i lidhur me Brigadën e Martirëve al-Aksa, tha Fisher.
Burrat u gjurmuan në një shtëpi në Nablusin e vjetër. Forcat izraelite më pas përdorën altoparlantët për t’u kërkuar atyre që të dorëzoheshin vetë.
Por ata u pritën me pajisje shpërthyese të improvizuara, gjë që bëri që ushtria izraelite të kërkonte më shumë përforcime, shtoi Fisher.
“Duket se ka pasur një lloj konfrontimi ndërmjet dy burrave në shtëpi dhe ushtrisë izraelite, dhe dy burrat në shtëpi u qëlluan për vdekje,” tha ai./FolDrejt/