Një palestinez është vrarë gjatë bastisjes që forcat izraelite kryen në Bregun Perëndimor nën pushtim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ushtria izraelite kreu bastisje në qytezën Zuvata në qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor.
Gjatë bastisjes, ushtarët izraelitë vranë palestinezin 27 vjeçar Emir Halife.
Ndërkohë nga ushtria izraelite nuk është dhënë ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.