Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Bekim Berisha-Abejën dhe bashkëluftëtarët e tij, në 25-vjetorin e rënies së tyre, transmeton Fol Drejt.
Bekim Berisha, bashkë me Bedri Shalën, Elton Zherkën e Përmet Vulën ranë heroikisht më 10 gusht 1998, në Betejën e Junikut.
“Sot, me nderimet më të larta kujtojmë heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut.
Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në misionin e shenjtë të çlirimit.
Veprat e heronjve tanë të kombit, do të jenë përherë të mbuluara me lavdinë e përjetshme të lirisë së Kosovës!”, ka thënë Krasniqi, transmeton Fol Drejt.