Në këtë ditë të vitit 1888, saktësisht 135 vjet më parë, u themelua liga e parë e futbollit në botë. Bëhet fjalë për Ligën Angleze të Futbollit, e cila u themelua nga 12 klube në një takim në Manchester. Sezoni i parë zgjati nga vjeshta 1888 deri në pranverën 1889.
Klubet që kanë luajtur në ligë janë: Aston Villa, Blackburn, Bolton, Burnley, Derby, Everton, Notts County, Preston North End, Stoke, West Bromwich Albion, Wolverhampton dhe Accrington. Ky i fundit është i vetmi klub nga këto 12 që sot nuk ekziston më.
Kampioni i parë i Anglisë u bë Preston North End, që luan në divizionin e dytë të sotëm. Secili klub luajti dy herë në sezon dhe Preston kishte 40 pikë, 11 më shumë se Aston Villa e renditur në vendin e dytë. Në katër sezonet e para, liga u luajt në një format pa rënie prej lige. /FolDrejt/