Një djalë i vogël dje hyri në Shtëpinë e Bardhë duke depërtuar përmes gardhit metalik që rrethon kompleksin.
Anëtarët e Shërbimit Sekret Amerikan, të cilët janë përgjegjës për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, kapën fëmijën dhe ia kthyen prindërve të tij, raporton AP.
Qasja në kompleks u kufizua për pak kohë dhe oficerët morën në pyetje prindërit përpara se t’i lejonin të vazhdonin rrugën, transmeton Fol Drejt.