Policia e Kosovës i ka bërë publike fotografitë e veturës, armatimit dhe municionit të konfiskuar në Zveçan.Vetura e dyshuar është me targa BG (Beograd). Aty është konfiskuar armatim i madh dhe pajisje të ndryshme ushtarake.
Në njoftimin e policisë thuhet se me datën 24 qershor 2023, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë folur për aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës në Zveqan të realizuar me 23.06.2023, të cilët nga një veturë me tabela të Beogradit kanë konfiskuar një arsenal të armëve.
Në njoftimin e Policisë janë publikuar edhe fotografitë e veturës, armëve e municionit.
Policia ka konfiskuar një Audi A6; zolla; 2 lansues; 2 osa; 1 predh e minahadhësit; 21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj; 20 predha të tromblonit;2 mbushës të barutit; 10 armë të gjata automatike; 1 revole; 1 shurdhues të armëve; 51 karikatorë të armëve të gjata; 5 karikatorë të armëve të shkurtëra; 5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm; 18 koktej molotovi; 17 mjete piroteknike; 14 mjete tymosëse; 5 thika ushtarake; 11 jelekë antiplumb dhe taktik; 9 unifroma ushtarake; 1 dylbi; Maska kundër helmimit nga gazi; 1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve; Telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve. /FolDrejt/