Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, sapo ka njoftuar në Telegram se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit” dhe se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” për të “minimizuar rreziqet”.
Ai u kërkoi banorëve të Moskës që të “përmbahen sa më shumë që të jetë e mundur nga udhëtimi nëpër qytet”.
“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri”, tha ai.
Mercenarët e Wagnerit duket se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.
“Situata është e vështirë,” tha kryebashkiaku i Moskës Sobyanin në një deklaratë të postuar në Telegram. Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo rrethe në qytet të mbyllen për qarkullim, përcjell Fol Drejt.