Policia është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar për veprën penale të vjedhjes dhe për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke publikuar pamje të tyre, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti raportohet të ketë ndodhur më 10 shkurt të këtij viti, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, saktësisht në dyqanin “MI Store”.
Raportohet se këta dy persona, derisa ishin në këtë dyqan, kanë vjedhur dy telefonë “Iphone 14 pro max”.