Shtutgarti i ka dhënë leje Wataru Endo që sot të bëjë teste mjekësore në Liverpool, raporton Sky në Gjermani, përcjell Fol Drejt.
Ka ende disa detaje për të zgjidhur mes dy klubeve, të cilat me gjasë do të ndodhin sot.
Marrëveshja mund të rritet në pak më shumë se 21 milion £ me bonuse.
Endo nuk do të jetë në skuadrën e Shtutgartit për fillimin e sezonit të Bundesligës kundër Bochum.
Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në vitin 2024.