Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot qytetin e Pejës, duke parë nga afër pasojat e vërshimeve të mbrëmshme në këtë qytet, transmeton Fol Drejt.
Duke ndarë edhe disa pamje nga gjendja aktuale në atë qytet, Haradinaj tregoi se njëkohësisht ndau dhimbjen edhe me familjen Ademaj, e cila humbi dy anëtërë të familjes mbrëmë.
Kreu i AAK-së, me këtë rast pati edhe një kërkesë për Qeverinë dhe institucionet e vendit.
“Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.
Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.
Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/