Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáss Szunyog, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku vërshimet lanë të vdekur një nënë dhe të birin e saj 5-vjeçar, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Tëitter, Szunyog i ka shprehur ngushëllime familjes nga Peja për humbjen e dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme.
Szunyog njëkohësisht iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, u shpreh ai./FolDrejt/