Një person ka humbur jetën sot dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident në një slitë në një park argëtimi në Stokholm, raporton agjencia suedeze TT, duke cituar zëdhënësin e parkut.
Televizioni suedez SVT thekson, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, se slita në parkun “Grona Lund” ka dalë pjesërisht nga shinat gjatë udhëtimit.
Policia thotë se hetimet janë ende në vazhdim, raporton Reuters./FolDrejt/