Këtë të martë, Jeffrey Hovenier ka dhënë betimin e tij para nënsekretares së Shtetit për Politika të Jashtme të ShBA-ve, Victoria Nuland, transmeton Fol Drejt.
Për këtë ka njoftuar vetë Ambasada Amerikane në Kosovë, nëpërmjet një twitt-i:
“Të martën, Jeffrey Hovenier u betua para nënsekretares së Shtetit për Politika të Jashtme të SHBA-së, Victoria Nuland si ambasador i ri i SHBA-së në Republikën e Kosovës. Mezi presim ardhjen e tij!”
Hovenier ishte emëruar për postin e ambasadorit të Kosovës nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në korrik të këtij viti./FolDrejt/
On Tuesday, Jeffrey Hovenier was sworn in by @UnderSecStateP Victoria Nuland as the new U.S. 🇺🇸 Ambassador to the Republic of Kosovo 🇽🇰. We look forward to his arrival! pic.twitter.com/1SU0Aw8eq5
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 30, 2021