Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në komunën e Drenasit është furnizuar me pajisje radiologjike, verteprogramin dhe aparat të rëntgenit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë komuna e Drenasit, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci të premten ka marrë pjesë në përurimin e pajisjeve radiologjike, verteprogramin dhe aparatin e rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
Gjatë përurimit të këtyre pajisjeve, kryetari Lladrovci tha se me funksionimin e këtyre aparaturave moderne, do t’i shërbejnë mirëqenies së qytetarëve të Drenasit, duke ua kursyer kohën dhe buxhetin familjar.
Komuna e Drenasit, ka realizuar projektin për të pajisur QKMF-në me aparat verteprogramin që shërben si pajisje për ekzaminim, aparatin e radiologjisë dhe me aparatin e rëntgenit si donacion nga “Kosova Med”./FolDrejt/