Autoritetet ruse kanë njoftuar se ushtarët dhe punonjësit shtetërorë të vendosur në Ukrainë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Masa e re ka të bëjë me të gjithë ata që luftojnë në katër territoret ukrainase që Rusia i ka shpallur si të sajat, por nuk i kontrollon plotësisht: Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.
Ushtarët, policia, anëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe punonjësit e tjerë shtetërorë që shërbejnë në të katër rajonet nuk duhet të japin më informacion mbi “të ardhurat e tyre, shpenzimet e tyre, pasuritë e tyre”, thuhet në dekret.
Ai gjithashtu u jep atyre të drejtën për të marrë “shpërblime dhe dhurata” nëse ato janë të “karakterit humanitar” dhe jepen si pjesë e operacionit ushtarak në Ukrainë./FolDrejt/