Franca do të dërgojë derivate në Ukrainë së bashku me pajisje mbrojtëse, për të përkrahur rezistencën e këtij vendi karshi agresionit rus, ka njoftuar pallati presidencial Elyseee pas takimit të zhvilluar me Këshillin Nacional të Sigurisë.
Në kumtesë nuk janë dhënë detaje për çfarë lloj pajisjesh mbrojtëse bëhet fjalë, por siç raporton CNN, një burim i Elysee u ka thënë gazetarëve se këtu përfshihen armët anti-tank.
Këshilli Nacional për Siguri gjithashtu është pajtuar që të ngrijë asetet financiare të rusëve – ku është paralajmëruar se do të ndërmerren masa “për të luftuar propagandën e influencuesve dhe mediave ruse në tokën evropiane”.
E presidenti francez Emmanuel Macron, ka njoftuar se “do të forcojë sanksionet ekonomike dhe financiare” në një linjë me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të sa i përket Rusisë./FolDrejt/