Në Francë është rritur në tetë numri i rajoneve në alarm “portokalli” për shkak të stuhive dhe shirave intensivë.
Autoriteti Meteorologjik i Francës bëri të ditur se rreziku i alarmit “portokalli” që vazhdon aktualisht në 5 rajone në jug të Francës për shkak të rrezikut të stuhisë dhe shirave intensivë është zgjeruar edhe në rajonet Seine-Maritime, Calvados dhe Manche në veri të vendit. Në këtë mënyrë numri i rajoneve në alarm “portokalli” ka arritur në 8, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, të gjitha rajonet në territoret tokësore të vendit ndodhen në alarm “të verdhë” për të njëjtën arsye.
Shtypi francez ka njoftuar se dëme me kosto serioze janë shkaktuar me katër valët e të nxehtit të përjetuar në vend që nga fillimi i muajve të verës të cilët janë pasuar me efektin e shirave intensivë dhe stuhisë, por që nuk ka një informacion të qartë se sa do të jetë kostoja e kësaj./FolDrejt/