Franca ka arritur ta mposhtë me rezultat 2 me 0 Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Ishte goli i Theo Hernandez në minutën 5 që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë ishte goli i R. Kolo Muani i cili hyri në lojë në vend të Dembeles dhe në prekjen e parë të topit në minutën 79, dyfishoi epërsinë.
Franca në finale do të takohet me Argjentinën me 18 dhjetor, ditë e diel, në orën 16:00.