Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Francezët biletën për finale e siguruan pasi arritën fitore me rezultat 2-0 kundër Marokut në takimin gjysmëfinalist, shkruan Fol Drejt.
Gëzim Olluri – Fol Drejt
Franca arriti të realizoi nga një gol në secilën pjesë. Theo Hernadez krijoi epërsinë e francezëve në minutën e 5-të të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, marokenët arritën të dominojnë takimin dhe të krijojnë raste për gol, mirëpo nuk i konkretizuan mundësitë e tyre.
Në minutën e 79-të u realizua edhe një gol. Kylian Mbappe arriti të depërtoj në zonë, duke e dërguar topin deri te Randal Muani i cili realizoi golin e dytë dhe përfundimtar të takimit: Franca – Maroku 2-0.
Në finalen e 18 dhjetorit nga ora 16:00, do të përballen Argjentina dhe Franca në “Lusail Stadium”. Në anën tjetër, Maroku do të luaj kundër Kroacisë për vendin e tretë më 17 dhjetor nga ora 16:00.