Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu deklaroi se vendi i tij po trajnon rreth 5.200 ushtarë ukrainas, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Lecornu, në një deklaratë në Twitter tha se mbështetja e Francës për Ukrainën nuk ka rënë dhe se vendi i tij ka trajnuar rreth 5.200 ushtarë ukrainas, 1.600 prej të cilëve janë në Poloni.
Ai theksoi se ky numër deri në fund të vitit do të rritet në rreth 7 mijë dhe se trajnimi ofrohet sipas nevojave të forcave të armatosura të Ukrainës.
Lecornu tha se gjatë stërvitjes ushtarët ukrainas mësuan se si të përdorin dhe mirëmbajnë pajisje të tilla si tanku i lehtë luftarak i tipit AMX 10-RC, Howitzer Caesar, sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP-T dhe raketahedhës me shumë tyta.
Ministri francez kujtoi se pajisjet në fjalë ia kishin dërguar edhe më parë ushtrisë ukrainase./FolDrejt/