Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi sot një rezolutë për urrejtjen fetare të propozuar nga Pakistani pas djegies së Kuranit në Suedi.
Rezoluta u kundërshtua nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, të cilët thanë se binte ndesh me qëndrimin e tyre për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes, raporton Reuters.
Njëzet e tetë vende votuan pro, 12 votuan kundër dhe shtatë vende abstenuan./FolDrejt/