Prenadori Friedrich I. “Barbarossa“ u mbyt në 10 qershor 1190 në lumin Saleph në afërsi të Kalykadnos (Anatoli). Rreth 70 vjeçar, Barbarosa në 1189 ju bashkangjit kryqëzatës së tretë për pushtimin e Tokave të Shenjta nga arabët. Mendohet se ai kishte një ushtri prej 100 mijë vetash, prej të cilëve 20 mijë kalorës.
Në fakt një parashikues e kishte paralajmëruar perandorin e madh se do gjente vdekjen nga uji, andaj Friedrich mori udhëtimin për në Jeruzalem nga Ballkani drejt Azisë së Vogël – për t’ju shmangur lundrimit në det, informon foldrejt.com.
Në momentin kur kaloi lumin Saleph, si pasojë e ndryshimit të madh të temperaturave, Friedrich pësoi atak në zemër dhe vdiq. Si pasojë e vdekjes së tij, shumica e ushtarëve nuk mund të luftonin më dhe u kthyen në vendlindje. Kjo shihet si një sihariq për arabët që nuk luftuan kundër një ushtrie të diciplinuar si ajo e Barbarosës.
Qëllimi i Friedrich nuk u arrit që të pushtojë Jeruzalemin, por në vend të saj pushtuan Akkonin./Foldrejt.com