Mundësia e dhënies me qira të një shtëpie ose apartamenti në Zvicër, rritet ose zvogëlohet në bazë të asaj se nga ku e ke origjinën dhe si e ke emrin, shkruan «SonntagsBlick» duke u bazuar nga studimi i Universiteteve të Gjenevës, Neuenburg dhe Lausanne.
Studimi i kryer mes marsit dhe tetorit 2018 nga 11 mijë persona me origjinë të ndryshme – Gjermani, Francë, Itali, Kosovë dhe Turqi – nxjer në pah se personat me emra shqip dhe turqisht, kanë shumë më pak gjasa për të marrë një apartament me qira, në krahasim me konkurruesit tjerë europianë.
Përgjigja e tyre është për 15-20 përqind më e vogël sesa e atyre me emra gjermanofonë.
Emrat që janë përdorur si qirakërkues te shqiptarët ka qenë Merita Bajrami, Arben Gashi, Blerim Krasniqi, kurse te turqit janë përdorur emrat Aliyah Demir, Ali Kaya, Yusuf Yilmaz./Foldrejt.com