Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Frikë në Beograd, a jemi afër marrëveshjes Kosovë – Serbi?

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Zbutja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është qëllimi i vetëm i Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do t’i shuante kontestet, përkatësisht evitimi i çdo shkaku që mund t’i rikthejë tensionet dhe konfliktet në Ballkanin Perëndimor, është pika ku mbështetet plani Franko – Gjerman.

Nga Fol Drejt

Në Beograd, po komentohet në mënyra të ndryshme plani Franko – Gjerman:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Ose ai plan nuk e përfshinë njohjen reciproke të Beogradit dhe Prishtinës, që do të ishte lajm i mirë për Serbinë, ose është krejtësisht e kundërta – pesë vende të BE-së që deri më tani nuk e kanë njohur Prishtinën, kanë ndryshuar qëndrim dhe tani janë të gatshme ta pranojnë shtetësinë e Kosovës. Opsioni i dytë do ta vendoste Beogradin në një pozicion mat, duke ia rrëzuar nga duart një argument kyç në luftën për Kosovën” shkruan gazetari Marko Taskovic (Marko Tašković).

Në një artikull të publikuar në Blic.rs Taskovic shtron dilemën se çka nëse 27 vendet e BE-së e mbështesin propozimin evropian?

“Fakti që pesë vendet e BE-së që nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës qëndrojnë pas këtij propozimi, a do të thotë se dokumenti nuk e përmend njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, apo ata anëtarë të BE-së “u rrëzuan në shpinë” dhe pranojnë shtetësinë e Kosovës? Analistët vlerësojnë se BE-ja i ka përmbushur “vijat e kuqe” të Beogradit, ndaj në propozim nuk përmendet as njohja e pavarësisë së Kosovës dhe as leja për hyrjen e Prishtinës në OKB” – shkruan Taskovic.

Sipas tij, takimi i emisarëve të BE-së dhe ShBA-së me Aleksandar Vuçiqin, do të shfrytëzohet për të paralajmëruar Beogradin se të gjithë anëtarët e BE-së qëndrojnë prapa propozimit të fundit, të modifikuar për një zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai citon Shefin e Diplomacisë së BE-së Josep Borrell i cili e tha së fundmi shumë qartë dhe shkoqur se, propozimi i ri ka mbështetjen e shumicës:

“Propozimi ka mbështetjen e fortë të të 27 anëtarëve të BE.”

Në anën tjetër, ditë më parë, Vuçiq dha një deklaratë tjetër provokuese, se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Mirëpo emisari i ShBA-vë Gabriel Escobar ia kujtoi Vuçiqit se Amerika i ka dhënë një garanci të fortë Kosovës, duke paralajmëruar se çdo cenim i territorit të Kosovës, do të ketë kundërpërgjigjen nga ana e KFOR-it.

Nëse pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nuk kanë asgjë kundër propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, a mund ta pranojë Serbia një dokument të tillë?

Në Serbi mbizotëron opinioni se Vuçiq nuk ka në tryezë ndonjë strategji për ta rikthyer Status Quo-në në veri të Kosovës. Versioni i fundit i marrëveshjes, sipas disa analistëve serbë, ka pësuar ndryshime të vogla sa për ta joshur Serbinë, por ai në thelb nuk ndryshon nga versioni i parë.

Njohja e Kosovës, do të vijë pas marrëveshjes përfundimtare. Spanja dhe vendet e tjera të cilat hezitojnë ta njohin Kosovën, nuk do të nxitojnë t’ia njohin statusin si shtet i pavarur, por në anën tjetër janë pro vazhdimit të dialogut dhe pro një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do t’i nxirrte ato para një akti të kryer.

Në Kosovë një atmosferë feste

Ndonëse pothuajse asgjë nuk dihet në lidhje me “Planin Franko – Gjerman”, në veri të Kosovës, ende nuk janë zhbllokuar rrugët prej barrikadave, por gjendja është e qetë. Në Prishtinë, ndërkaq, krerët më të lartë të republikës, nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE.

Presidentja Vjosa Osmani tha se me këtë akt Kosova “është një hap larg BE-së”, ndërsa Kryeministri Albin Kurti tha se, progresi në jetësimin e ëndrrës së anëtarësimit, “do të varet nga ne!”

Duket që kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vuçiqit i cili me një video mesazh ka ironizuar, ndërsa e ka pyetur bashkësinë ndërkombëtare duke e pyetur se cilin nga dokumentet zyrtare duan ta respektojnë:

“Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Uashingtonit”.

Vuçiq, sikurse kryeministrja Ana Bërnabiq, konsiderojnë se me veprimet e fundit BE dhe ShBA-të i kanë mohuar vetë dokumentet për të cilat është zotuar se do t’i respektojë.

“Unë e shoh se si miku im Gabe Escobar është shndërruar në një tjetër politikan ndërsa me vendosmëri shfaqet kundër rezolutave të vlefshme të Këshillit të Sigurimit. Ai mori rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, së bashku me MPJ-në e Gjermanisë dhe ministren e heshtjes Von Kramon, e njohur edhe si raportuese e PE-së për Kosovën, e anuluan Rezolutën 1244”, u shpreh ajo, pas deklaratës së Ecobarit se Kosova ka marr garanci të fuqishme për ruajtjen e territorit të saj nga ShBA-të.

Megjithatë, revolta e krerëve të shtetit serb është e kotë. Sipas analistit Sreqko Gjukiq (Srećko Đukić), Serbia nuk ka shumë opsione në tavolinë. Duke e komentuar dokumentin e shumëpërfolur franko-gjerman, për Blic.rs ai ka thënë se nuk dihet se çfarë fiton Serbia, nëse e nënshkruan dokumentin:

“Nuk kemi plan rezervë apo rrugëdalje nga kjo situatë. Nëse e refuzojmë propozimin evropian, ai do të jetë jashtëzakonisht i pafavorshëm për ne…”

Në Kosovë, angazhimi i Escobar-it, Lajçak-ut dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar, po shihet si një interes i shtuar i Perëndimit mbi çështjen e Kosovës. Largimi i barrikadave dhe rikthimi në tavolinën e bisedimeve, është hapi i parë i domosdoshëm, sipas ndërkombëtarëve. Mbase dialogu do t’i çelte rrugë marrëveshjes përfundimtare – thonë ata./FolDrejt/

 

Tags: BisedimetKosovakURTIPlani franko - gjermanSerbiaVeriuVuçiq
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Scholz: “Putini e kishte gabim për ukrainasit dhe Evropën”

Lajmi tjetër

Gjermania dhuron 30 milionë euro për Fondin e Mbështetjes së Energjisë për Ukrainën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM