Sot, nga tre krerët më të lartë të shtetit, u nënshkrua ceremonia për aplikimin e Kosovës në BE.
Ndaj këtij hapi institucional ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq, me anë të një video mesazhi në rrjetet sociale, ka kërkuar nga Perëndimi t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndëishme duan të respektojnë.
“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor“, ka thënë Vuçiq.
“Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, ka shtuar ai tutje./FolDrejt/