Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në trajnimin e zhytjes në Bazën Detare në Pashaliman të Vlorës, transmeton Fol Drejt.
“Pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marr pjesë në trajnimin e zhytjes në Bazën Detare në Pashaliman të Vlorës.
Ky është një trajnim periodik i cili përsëritet dy here në vit, më qëllim të mbajtjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të kapaciteteve operative të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në ujëra.”, ka bërë të ditur ministri Mehaj.
Sipas Mehajt, pjesëtarët e FSK-së të kësaj njësive në vazhdimësi janë duke treguar shkallë të lartë profesionalizmi jo vetëm në trajnime, por dhe në çdo rast intervenimi në komunitet./FolDrejt/