Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko ka sugjeruar që Rusia dhe Ukraina të vijnë në tryezën e bisedimeve pa parakushte.
Gjatë një takimi me përfaqësues të mediave të huaja dhe bjelloruse, Lukashenko tha: “Duhet të ndalemi tani. Ne kemi bërë tashmë shumë gjëra të këqija. Por mund të jetë më keq. Prandaj, duhet të ndalemi tani, të ulemi në tryezën e bisedimeve pa parakushte. Ne duhet të vendosim gjithçka në tryezën e bisedimeve”.
Sipas Lukashenkos, një bisedë me Ukrainën për paqen është e mundur vetëm tani, sepse nuk do të ndodhë pas kundërofensive të saj.
Ai shtoi se një zgjidhje paqeje në Ukrainë nuk duhet të varet nga Uashingtoni, duke vënë në dukje se “kjo është punë e Rusisë dhe Bjellorusisë”./FolDrejt/