Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Ftesë Parimi

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin Muhamed (a.s) dhe të gjithë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Nga Hassan al-Banna

Ne i ftojmë njerrëzit tek një parim shumë të qartë se Islami është gjithëpërfshirës. Ky parim ka efekt të përjetshëm dhe aftësi për reformim të njerëzve. Kjo është vërtetuar nga eksperienca dhe është gjykuar nga historia.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Dy Besime:

Dallimi mes nesh dhe popullit tonë, edhe pse kemi të njëjtin besim dhe besojmë të njëjtin parim, është ky: Besimi tek ta është i mpirë, i përgjumur në zemrat e tyre, ata nuk duan të pranojnë gjykimin e Islamit dhe as të punojnë me detyrimet që rrjedhin prej tij, ndërsa besimi në zemrat tona është i ndezur, i flaktë, i fortë dhe i gjalllë.

Ne lindorët kemi një cilësi të çuditshme, të cilën edhe të tjerët e kanë vënë re: Besojmë aq shumë në një ide, saqë kur u flasim njerëzve, i bëjmë të imagjinojnë se ky besim na bën të gatshëm që të thërrmojmë malet, të sakrifikojmë jetën dhe pasurinë, të durojmë vështirësitë për hir të saj, të luftojmë ndaj të keqes, derisa të triumfojmë ose të vdesim në këtë rrugë. Megjithatë, pasi qetësohet flaka e fjalëve dhe ku secili grup merr rrugën e tij, e harrojnë besimin dhe e injorojnë idenë, nuk mendojnë të punojnë dhe as t’i flasin vetes që të mundohen sadopak për të, madje kjo lloj neglizhence dhe hutimi mund t’i çojnë që të punojnë edhe kundër saj, pa marrë parasysh nëse janë të vetdijshëm për këtë gjë apo jo. Nuk është e çuditshme, madje mund të qeshësh me habi kur shikon një person intelektual, aktiv dhe të edukuar, i cili në harkun e dy orëve bëhet më ateist se ateistët dhe më adhurues se adhuruesit.

Kjo plogështi, neglizhencë, shkujdesje, përgjumje apo quaje si të duash, na ka motivuar që të zgjojmë parimin tonë, i cili është i pranuar me shpirt nga njerëzit tanë të dashur.

Ftesa të ndryshme:

Do t’i kthehem edhe njëherë pohimit tim: Unë them se ftesa jonë është “Ftesë Parimi”. Në Lindje dhe Perëndim ka misione, parime, ideologji, shkolla të ndryshme mendimi, opinione dhe objektiva të ndryshme, të cilat i kanë ndarë mendjet dhe zemrat e njerëzve. Secili mundohet t’ia zbukurojë njerëzve atë që përfaqëson, duke mbajtur afër dhe duke përkrahur ithtarët, pasuesit, të devotshmit dhe ndjekësit e tij. Secili pretendon, se misioni i tij ka specifika dhe mirësi të pakufishme, madje pretendime të tilla ekzagjirohen dhe kalojnë në shtirje, duke ua paraqitur atë njerëzve si tërheqës, magjepsës dhe të mrekullueshëm.

Ftues të ndryshëm:

Ftuesit, misionarët dhe propaganduesit e sotëm nuk janë si ata të djeshmit. Të sotmit janë të mirëarsimuar, të mirëpërgatitur, të trajnuar dhe të specializuar, kryesisht ata të Perëndimit.

Misionarët e Perëndimit janë të specializuar dhe të trajnuar për çdo ideologji, për të qartësuar pikat e errëta të ideologjisë, për të vënë në pah anët e mira të saj, për të shpikur metoda për përhapjen dhe mënyra për propagandimin e një ideologjie të caktuar. Ata kërkojnë rrugët më të lehta për të arritur në zemrat e njerëzve, për t’i bindur dhe për t’i kthyer ata në pasues.

Mekanizmat:

Gjithashtu, metodat dhe mekanizmat propagandistike nuk janë ato që kanë qenë në të shkuarën. Mjeti kryesor propagandues në të shkuarën ishte fjala, e cila thuhej në podiume (minbere), në mbledhje, që shkruhej një letër, apo një telegram. Sot propaganda përbëhet nga revistat, gazetat, artikujt, lojrat, filmat dhe transmetimet në radio dhe televizione. Kjo gjë e ka bërë shumë të lehtë mënyrën për të arritur tek zemrat e të gjithë njerëzve, brenda shtëpive të tyre, në vendet e punës, apo në fabrikat dhe fermat e tyre. Është detyrë për ftuesit që të përmirësojnë të gjithë metodat e ftesës, me qëllim që të vjelin frytet që duan.

Dikush mund të pyesë: Përse po del nga tema që ke nisur? E them përsëri, se bota është në një gjendje mbytëse dhe e tejngopur nga propaganda politike, nacionaliste, patriotike, ekonomike, ushtarake dhe pacifiste. Me të drejtë lind pyetja: Në vorbullën e këtyre propagandave hutuese dhe pështjelluese, ç’vend zë ftesa juaj? Kjo pyetje më jep mundësi të flas për dy gjëra:

E Para: Thjeshtësinë dhe strukturën pozitive të ftesës tonë

E Dyta: Qëndrimin tonë ndaj çdo lloj ideologjie e propagande

Lexues i nderuar!

Nuk duhet të më qortosh për këtë dalje nga tema, pasi kam vendosur që të shkruaj vetëm ashtu siç flas dhe çështjet do t’i trajtoj po në këtë mënyrë, pa u shtirur dhe pa komplekse. Thjesht dua që njerëzit të më kuptojnë ashtu siç jam, me qëllim që fjalët e mia të arrijnë tek ata pa asnjë lloj shtirjeje dhe zbukurimi.

Islami ynë:

Dëgjo vëllai ynë!

Ftesa jonë është përshkruar me fjalën gjithëpërshirëse “Islame” megjithëse kjo fjalë ka kuptim shumë më të gjerë, sesa ajo që e perceptojnë njerëzit. Ne kemi bindjen se Islami është gjithëpërfshirës dhe sistemon të gjitha fushat e jetës, u jep përgjigje shqetësimeve të njerëzve dhe vendos sistem të përkryer dhe të përpiktë. Islami nuk qëndron i paaftë përballë problemeve të njerëzve dhe rregullave, që janë të domosdoshme për reformimin e tyre. Disa njerëz kanë gabuar, duke e konceptuar Islamin si një besim që kufizohet vetëm me disa lloj ritualesh adhurimi dhe përjetimesh shpirtërore. Njerëz të tillë e kanë kufizuar perceptimin e tyre për Islamin brenda këtyre linjave të ngushta.

Nga ana tjetër, ne e konceptojmë Islamin si gjithëpërfshirës, rregullues të çështjeve të njerëzimit si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Ne nuk kënaqim veten tonë me pretendimin se ky është produkti ynë, por këtë e kemi kuptuar nga Libri i Allahut dhe nga jeta e muslimanëve të parë. Nëse lexuesi dëshiron ta kuptojë ftesën tonë në një kuptim më të gjerë se fjala “islame”, le ta kapë Kuranin duke qenë i zhveshur nga çdo lloj egoizmi apo paragjykimi. Vetëm kështu do ta kuptojë, se çfarë përmban Kurani dhe aty do të shikojë ftesën tonë.

Me të vërtetë, ftesa jonë është ftesë islame me të gjitha kuptimet që mbart kjo fjalë. Pas këtyre fjalëve, ti je i lirë ta perceptosh si të duash, mirëpo ne të kujtojmë se perceptimi yt për ftesën tonë duhet të mbetet brenda suazave të Librit të Allahut, Sunetit të të Dërguarit të Alalhut dhe rrugës së brezave të parë e të pëksuhtuar të muslimanëve. Libri i Allahut është baza dhe shtylla e Islamit. Suneti i të Dërguarit (a.s) është sqaruesi dhe komentuesi i Librit, ndërsa praktika e brezave të parë janë mëshirimi i urdhëresave dhe mësimeve, duke shërbyer edhe si modele praktike për ata të cilët duan t’i zbatojnë këto urdhëresa dhe mësime.

Tags: Hasam al Banna
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Juventus po monitoron portierin kroat Dominik Livakovic

Lajmi tjetër

Kush janë ”Qentë e Luftës” që po i shërbejnë krimit të organizuar?

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM