Një person është arrestuar në Fushë Kosovë e pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt pasi që dyshohet se e ka rrahur babain e tij, i cili pas sulmit kishte pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.