Hungaria ka bllokuar ndarjen e këstit të tetë të ndihmës për Kievin për blerjen e armëve nga Fondi Evropian i Paqes (EPF) në vlerë prej 500 milionë eurosh, raporton agjencia italiane Ansa, duke cituar një burim në Bruksel.
Vlera e këstit është 500 milionë euro dhe është dashur të paguhet të hënën e ardhshme, tha agjencia, përcjell Fol Drejt.
Budapesti dyshohet se kërkoi garanci që EPF do të ruajë horizontin e saj “global” në të ardhmen dhe se fondet nuk do të përdoren vetëm për të armatosur Kievin./FolDrejt/