Një person është lënduar në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur në Fushëk Kosovë, dje, rreth orës 13:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime gjatë saldimit, me ç’rast ka lënduar fytyrën.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/