Tre persona kanë përfunduar në pranga të policisë pas sulmit ndaj një viktime mashkull me shtetësi të Kosovës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:30, në rrugën “2 Korriku”, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës (dyshohet me mjet te mprehtë).
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedure të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti pjesëmarrje ne rrahje./FolDrejt/