Një person ka rënë nga lartësia e një objekti që ishte në ndërtim, duke përfunduar kështu në QKUK.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:30, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës, me ç’rast lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, pronarë të kompanive punë kryese.
Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/