Një person është arrestuar nga policia për sulm fizik ndaj bashkëshortes.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, në Prizren, rreth orës 20:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i dyshuari, pas sulmit fizik ndaj bashkëshortes është arrestuar nga policia.
Tutje, theksohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/