Një femër është arrestuar nga policia pasi e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 12:55 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar, ndërkohë rasti vazhdon me procedurë të rregullt./FolDrejt/