Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas dyshimeve se i njëjti është përfshirë në veprën penale të kanosjes.
Rasti ka ndodhur mesditen e djeshme, në Mitrovicën e Jugut, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, 19-vjeçari kishte kanosur një person, të cilit i kishte ekspozuar armën dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar D. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se është ekspozuar nga i dyshuari në veprën penale.
Ndërsa bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit.
Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale ‘Kanosje’ dhe “ Armëmbajtje pa leje”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/