Bayern Munich ka humbur yllin e skuadrës Jamal Musiala.
Talenti i madh gjerman ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është karantinuar.
Është një tjetër rast me koronavirus te Bayern Munchen, ku pas Joshua Kimmich dhe Thomas Muller rezultuan pozitivë më 1 tetor, ndërkohë që më parë patën të njëjtin fat kapiteni Manuel Neuer dhe Leon Goretzka.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kampionët e Gjermanisë kanë lajmëruar infektimin e Jamal Musialas. 19-vjeçari ishte një ndër lojtarët me në formë tek ekipi i Julian Nagelsmann.
Mesfushori i avancuar numëron shtatë gola dhe tetë asiste në total deri në këtë fazë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat.
Bayerni shkruan se Musiala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe menjëherë është izoluar sapo ka marrë vesh lajmin e infektimit me koronavirus.